Policia rrugore gjobit qindra qytetarë në ditë për parkim te gabuar por vetë mesa duket nuk i respketon rregullat e qarkullimit.
Kjo foto e mbërritur në redaksinë e sosnews nga një qytetar tregon një makinë të policisë rrugore teksa është parkuar në vendin e rezervuar për personat me aftësi të kufizuar në rrugën e “ Dibrës”.
Sos news u interesua dhe mësoi se automjeti në fjalë përdoret nga vetë shefi i komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Erjon Ahmetaj.
Kur rregullat shkelen na titullari i intstitucionit , lë për të dëshiruar zbatimi në masë i rregullave të qarkullimit.
copyright sosnews
