Një automjet është përfshirë nga flakët sot pasdite në afërsi të Arkivës së Shtetit në Tiranë.

Policia sqaron se mjeti që ka marrë flakë ishte ne ecje, ndersa për fat të mirë nuk ka presona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht, thuhet në njoftimin e policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 10.01.2023, në rrugën “Reshit Petrela”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin G. Ll., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./Panorama.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version