Kjo që shikoni në foto është 48-vjeçarja Shpresa Cani e cila ndërroi jetë mesditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Lushnjes pas takimit me kryebashkiaken Eriselda Sefa.

Mësohet se ajo ishte drejtuar në ambientet e bashkisë për të kërkuar rikthimin e ndihmës ekonomike e cila i ishte hequr nga ana e këtij institucioni.

Pas debatit me punonjësit ajo ka pasur një takim me kryebashkiaken në katin e dytë të godinës. Pasi ka dalë nga zyra ajo është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë në vend.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version