Mashtrimi i avokatëve ndaj familjeve të të dëmtuarve, për dëmshpërblimet e aksidenteve rrugore është kthyer në një tendencë në rritje vitet e fundit.
Rasti më i fundit është ai i avokatit Myrteza Myftari 56 vjeç i cili tashmë është arrestuar nga policia.
Avokati kishte arritur të merrte paratë e e dëmshpërblimit shëndetësor të familjes së të ndjerit F.R që kishte humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor.
Pasi kishte tërhequr shumën prej rreth 27 milion lëkësh të vjetra, Myftari kishte “humbur gjurmët” duke shkëputur çdo lloji kontakti me familjarët e viktimës.
56 vjeçari nga Kukësi dhe banues në Tiranë do të përballet tashmë për akuzën e Përvetësimit të pasurisë private nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, me pasoja të rënda parashikuara nga neni 143/3 I kodit penal. /sosnews
