Protestuesit kanë nisur të hedhin miell mbi efektivët e policisë që kanë rrethuar godinën e Ministrisë së Brendshme. Mielli, sipas protestuesve, simbolizon drogën që supozohet se Lear Kurti mbante me vete në momentin që u ndalua nga efektivët e policisë së Shtetit, mbrëmjen e 19 tetorit. 

“Mielli nuk vret, mos kini frokë se mielli nuk vret,”- thonë në kor qytetarët. 

Kjo është hera e dytë që qyetarët dalin në protestë për Kurtin, të riun që vdiq në duart e efektivëve të policisë. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe pritet që nga aty të vijojnë itinerarin përballë Kryeministrisë. Godina e MB-së shihet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi fajësojnë efektivët për vdekjen e Kurtit. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version