Rinard Tota është personi që u arrestua nga policia e qytetit verior të Shkodrës si organizator i veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit nië këtë qytet.
50 vjeçari ka ndryshuar disa herë emrin dhe mbiemrin dhe është dënuar më parë për disa vepra penale.
Polica bëri me dije se ka arrestuar dhe pesë persona të tjerë të dyshuar si bashkëautorë në këtë veprimtarinë kriminale të prostitucionit mes të cilëve 4 vajza.

Aktiviteti I prostitucionit zhvillohej i kamufluar në lokalin me muzik live “TATA” në pronësi të 50 vjeçarit ku vajza të ndryshme që shërbenin si balerina ofronin dhe shërbime seksuale kundrejt pagesës./sosnews