Fjalet e ministrit të brendshëm se “do tu nxijë jetën kriminelëve” pritet të formalizohen nga struktura e re e policisë e sapo miratuar nga dikasteri që ai drejton.

Pas prezantimit të projektit pilot në Drejtorinë e Policisë Elbasan në fund të vititi 2017 , Ministria e Brerndshme për rreth 3 muaj arriti të evidentonte se çfarë përmirësimesh apo ndryshimes të tjera duhet ti bëhej strukturës së rë për 11 drejtoritë vendore rajonale të policisë.Ndërsa për drejtorinë e Policisë së Tiranës ka një tjetër specifikë.

Sosnews.al ka siguruar strukturën e re të policisë që pritet të implementohet në 11 drejtoritë e qarqeve të vendit.Me strukturën e re të gjitha drejtorive do i rikthehet posti i zv\drejtorit të rendit që u suprimua me urdhër të ministrit të brendshëm në fund të vitit 2013 Saimir Tahiri. Posti i zëvëndës drejtorit nuk ishte parashikuar as në strukturën e pilotuar në Elbasan. Por është parë e nevojshmë të shtohet për të bashkërenduar punën për policimin në komunitet parandalimin dhe krimet e lehta.

Struktura e re parashikon përgjysmim i numrit të sektorëve 8 sektorët e deritanishëm do të përmblidhen në 4 sektorë:
1.Sektori i Sigurisë Publike ,( Seksioni për krimet, Seksioni për Rendin Publik, Seksioni.
2.Shqiponja) Sektori i Policisë Rrugore (Seksioni i Adminsitrimti dhe Dokumentimi /AIS, Seksioni Trafikut Urban dhe Interurban).
3.Sektori për Hetimin e Krimeve (Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, Seksioni për Krimet e Rënda, Seksioni i Trafiqeve).
4.Sektori i Shërbimeve policore të specializuara (Seksioni Teknologjisë dhe Informacionit + Përgjimet, Seksioni Policia Shkencore, Seksioni Operacional).

Në strukturën e re, ndryshe nga 11 qarqet, Drejtoria e Policisë së Tiranës do të ketë shumë pak ndryshime për shkak të dinamikës më të madhe të punës , Sektorët do të jenë po ato që kanë qenë ndërsa do të rikonfigurohet shpërndarja e veprave penale të krimeve ndaj jetës në komisariatet e kryeqytetit. Tashmë me hetimin e vrasjeve dhe krimeve kundër jetës do angazhohen edhe komisariatet përveç seksionit të krimeve në çdo drejtori.

Seksioni Shqiponja i cili ishte më parë vetëm në drejtorinë vendore Tiranë , tashmë do të jetë në çdo drejtori policore./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version