56 vjeçari nga Kukësi Myrteza Myftari që u arrestua për mashtrim nga policia nuk është i panjohur për publikun.
Në vitin 2012, rezultonte se avokati ishte në mes 18 kandidatëve për postin e kreut të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në mesin e vitit 2013, ishte përzgjedhur në treshen për të garuar për postit e kreut të “CEZ Shpërndarje”. Bordi i Entit Rregullator, zgjodhi Arben Seferin si administratorin e ri të përkohshëm.
Me një karrierë të gjatë Myrteza Myftari ka përfaqësuar në gjyq cështje civile dhe penale.
16 Maj 2015 atentati ndaj shoferit të avokatit
Një ngjarje e rëndë e cila mbeti në tentativë ndodhi mesditën e 16 Majit 2015. Tek ish fusha e aviacionit një pako me tritol dhe granatë u gjet e vendosur në gomën e makinës tip “Benz”, me targa AA 307 DB, me pronar shtetasin Agim Ahmataj, nga Kukësi, banues në Tiranë, shofer i avokatit Myrteza Myftari.
Shoferi i tij, Agim Ahmataj, banon pranë zonës që njihet si “Fusha e Aviacionit”, ndërsa makinën e kishte parkuar afër banesës.
Me t’u lajmëruar për gjetjen e tritolit, ekspertët xhenierë arritën ta çaktivizojnë këtë mekanizëm shpërthyes.
Shoferi deklaroi se nuk kishte problem me asnjeri ndërsa dyshimet e ngjarjes së pazbuluar u lidhen me konfliktet e avokatit Myftari.
A ka patur lidhje kërcënimi me tritol dhe granatë në makinën e shoferit të avokatit me mashtrimin disa milionësh që ky I fundit I bëri familjarëve të viktimës së aksdientit kjo mbetet për tu provuar.
Ajo që dihet tashmë e sigurt është se drejtësia megjithëse vonoi , nuk e harroi ta vinte nën pranga avokatin e cilësuar mashtrues nga policia./sosnews.al

