Mesditën e të dielës 4 të mitur u aksidentuan në bulevardin “Donald Tramp” në Kamëz.
Sosnews ka arritur të mësoj dinamikën e ngjarjes dhe emrat e personave të përfshirë.
Rreth orës 15 e 10 minuta 15 vjeçari Edvin Bu.. sëbashku me të vëllain Erjonin 11 vjeç i kanë marrë pa leje makinë tip “Benz” ngjyrë e bardhë me targë AA 758 OE në banesën e tyre në Frutikulturë.

Rrugës kanë njoftuar dhe dy shokët e tyre Klevisin (Cuku) 15 vjeç dhe Klajdi Toci 16 vjeç që të shkonin me ta për të dalë xhiro me makinë në Kamëz.
Sapo janë futur në Bulevardin “Donald Tramp” në Kamëz Edvin Bu.. që drejtonte makinën ka shtuar shpejtësinë, sipasojë e humbjes së kontrollit , “Benzi ” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik.
Për pasojë ka mbetur i vdekur Klevisi Cuku 15 vjeç me origjinë nga Burreli dhe banues në Kamëz, i plagosur Erjon.Bu… 12 vjeç me origjinë nga Puka dhe banues në Frutikulturë, Klajdi Toci, 16 vjeç, me origjinë nga Burreli dhe banues në Kodër- Kamëz. Ndërsa drejtuesi i mjetit Edvin.Bu.., 15 vjeç ka shpëtuar me lëndime të lehta pasi është hapur airbag-u i timonit.
I marrë në pyetje në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes 42 vjeçari P.B pronar i mjetit dhe babai i Edvinit ka deklaruar se mjetin ia ka marrë pa dijeni i biri dhe se për ngjarjen është njoftuar nga të afërmit e tij pas aksidentit.
Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje me ekspert të fushës ka punuar deri vonë për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
/sosnews.al

