Ky është efektivi i forcës së posaçme Shqiponja Engrid Hënaj 30 vjeç me origjinë nga Përmeti banues në Tiranë te rruga Myslym Shyri.
Më herët ai u arrestua nga shërbimi I kontrollit të brendshëm pasi në disa raste kishte ndihmuar një hajdut. Mësohet se polici e informonte atë për veprime të policisë dhe prej tij merrte shuma parash.
Krahas kësaj Hënaj ndihmonte dhe persona të tjerë të cilët ishin të përfshirë në vjedhje e që bashkëpunonin me të arrestuarin.

