Është përfshirë nga flakët,mëngjesin e sotëm makina e një efektivi të policisë Vlorë.
Sipas policisë,ka qenë vetë Dhimitraq Nuraj, punonjës policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë,që ka njoftuar gjatë orëve të para të mëngjesit se makina e tij tip benz ishte përfshirë nga flakët e parkuar përpara shesh pushimit të pallatit.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet.sosnews.al

