Gjatë orëve të para të ditës së sotme në urgjenca e Dibrës ka ardhur i vrarë me armë zjarri Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe ,Bashkia Dibër.
Policia njoftoi se dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete 42 vjeçarin, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit
Ekspertiza mjeko ligjore rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor por janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. sosnews

