Policia finalizoi operacionin e koduar “Intenerari” në Korçë ndërsa në pranga ranë tre persona. Ata janë :
• Andrea Kapurani, 35 vjeç,
•Petro Kapurani, 45 vjeç, (vëllezër) dhe
- Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.
Sipas policisë arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Dishnicë në pikën e karburantit në pronësi të Petro Kapuranit. Gjatë kontrolleve në një depozitë uji aty policia gjeti 8 kg hashash të mbështjella në 6 pako, 4 granata luftarake si dhe 3 kapsolla detonatore. Për rastin po vijon dhe verifikimi i pasurive të paluajtshme dhe burimeve të tjera financiare



