Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Luzi” duke sekuestruar 44 kg lëndë narkotike, armë si dhe arrestuar dy persona.Një i tretë po nga fshati Luz i Fushë Krujës u shpallu në kërkim.
Droga e paketuar në thasë u kapu në një makinë ndërsa në pranga përfunduan Lek Biba, 33 vjeç dhe Jurgen Tufa, 23 vjeç të dy banues në Luz, Fushë-Krujë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues shtetasin Jurgen Tufa dhe pasagjer shtetasin Lek Biba i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa, dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special 99”, kalibri 9 mm me kreher dhe fishekë.

