Makina e një efektivi policie në Fushë-Krujë është djegur plotësisht në oborrin e shtëpisë së tij nga persona ende të pa indentifikuar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjën e së enjtes në fshatin Halil, Fushë-Krujë ku makina tip “Audi 80”, në pronësi të efektivit të policisë K.V. 60 vjeç,u shkrumbua totalisht si dhe dy granata dore iu gjetën në oborrin e shtëpisë të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv.
Policia po punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.//sosnews.al
