Futja e lëndëve narkotike në burgun e Durrësit, kryhej në mënyrë të organizuar.
Ky fakt është vërtetuar nga përgjimi disa mujor që është kryer nga policia e qytetit bregdetar në bashkëpunim me prokurorinë e qarkut.
Të gjitha porositë kalonin nga i burgosuri Saimir Zotka i cili mbidhte edhe paratë nëpër qeli.

Burime nga policia por edhe nga organi akuzës bëjnë me dije për SOSNEWS.AL se nga i gjithë ky aktivitet kriminal, në një ditë arrihej të sigurohej mesatarisht një shumë prej 1 milion lekësh të vjetra, para kto që ndaheshin nga 5 personat e përfshirë. Në një muaj të arrestuarit fitonin mbi 30 mijë euro.

Kanabisi dhe Heroina ishin dy prej lëndëve më të kërkuara nga të burgosurit, por nuk mungonin as kërkesat për kokainë, kryesisht në fundjavë dhe ditë festash.

SOSNEWS.AL ka mësuar se përvec arrestimit të psikologut të burgut, policia dhe prokuroria kanë patur edhe përplasje pasi uniformat blu kanë kërkuar edhe vënien në pranga të shefit të policisë së IEVP për shpërdorim detyre.

Ndërkohë fill një ditë pas operacionit, të premten në mesnatë një grup i forcave të ndërhyrjes së shpejtë ka zhvilluar sërish një kontroll blic në burgun e Durrësit ku u gjetën sërish disa doza kanabisi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version