9 persona jane arrestuar muajin e fundit dhe 8 të tjerë janë proçeduar për falsifikim pasaportash ne aereoportin e rinasit. Sipas policise se shtetit 8 të tjerë të shpallur në kërkim janë kapur nga autoritetet e rinasit ndërsa 4 persona janë proçeduar për braktisje të fëmijëve të mitur. Nga ana tjetër 177 personave iu është refuzuar të dalin nga shqipëria bazuar në të dhënat se do të kërkonin azil në vendet e BE. Gjatë muajit Gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e të huaj.Kanë dalë 201.332 shtetas shqiptarë e të huaj.Gjatë gjithë muajit Gusht ka pasur një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë , ku numri arrin deri në 13.500 shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë.Aktualisht në Rinas po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version