Mëngjesin e sotëm në fshatin Guras, Pogradec, gjatë punës për pastrimin e shtratit të lumit të fshatit, punonjësit e një firme private, në thellësi të shtratit të lumit kanë gjetur mbetje kockore humane. 

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Aktualisht është krijuar grupi hetimor për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore, me qëllim konfirmimin e identitetit të personit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version