Dy shtetas u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim, nga policia e Pogradecit.

Një prej tyre është shtetasi me inicialet A. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, i cili akuzohet për “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit R. S.

Ndërsa shtetasi A. Y., 37 vjeç, u arrstua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, në Pogradec, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në Maliq, eshte shpallur ne kerkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në Maliq, ka goditur me grushte shtetasin E. B., 31 vjeç.

Nderkohe nje e moshuar raportohet te jete gjetur e pajete ne rruge mengjesin e sotem. Dyshohet se ajo ka nderruar jete per shkaqe natyrale.

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 26.10.2022, rreth orës 09:10, në lagjen nr. 7, Korçë, në rrugë, është gjetur e pa jetë, shtetasja Dh. L., 85 vjeçe, banuese në fshatin Drenovë, Korçë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version