Një punonjës i Gardës së Republikës, shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 09:30 në garazhin e institucionit.
Viktima është Shkëlzen Qordja. 31-vjeçari dy ditë më parë ishte pezulluar nga detyra, kurse armën nuk e kishte dorëzuar, ndërsa Ministria e Brendshme e mohon një lajm të tillë.
Ai është gjetur i vdekur nga kolegët brenda në makinë në garazh. Gardisti kishte një plumb në kokë. Pranë tij në makinë është gjetur edhe arma e zjarrit, pistoletë.Nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, pasi nuk përjashtohet edhe vrasja.

