Një 24-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Durrës. Policia informon se 24-vjeçari me inicialet A.D, u gjet në lagjen numër 14, në afërsi të një kabine elektrike pa shenja jete. Sipas policisë, dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

