Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë sot pasdite në qytetin e Gjirokastrës brenda një objekti të pabanuar.
Sipas policisë, shtetasi E.Xh. u gjet i pajetë në një objekt në lagjen “11 janari” në Gjirokastër, rreth orës 17:00.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të ndjerit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 53-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

