Një 48-vjeçar me inicialet E.T., është gjetur i vdekur në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të ndjerit i është gjetur një mjet identifikimi në xhepin e rrobave. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vdekje aksidentale apo me vrasje.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull. Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

