Një person është gjetur i pajetë në rrugë këtë të enjte në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper. Policia bën me dije se dyshohet se ky shtetas, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version