Gjendet një gomone në një fermë në fshatin Babicë. Gomonia u gjet gjatë një kontrollit të ndërmarrë nga efektivët e operacionales, antidrogës dhe forcave shqiponja.

Policia mbrëmjen e djeshme rreth orës 12:30 kontrolloi edhe disa banesa në qytet që kanë lidhje pronarët e fermës ku u gjet gomonia. Ka dyshime se ajo mund të jetë përdorur ose do të përdorej për trafik.

Disa persona dyshohet se janë vënë në pranga sot, kjo në kuadër të një operacioni antidroge të zhvilluar në Vlorë. Burimet bëjnë me dije se po kështu është gjetur një gomone e fshehur brenda një kamioni, në fshatin Babicë në Vlorë.

Të njëjtat burime shtojnë se nga kontrolli i ushtruar në vendin e ngjarjes, në disa banesa dyshohet se janë arrestuar disa persona dhe janë sekuestruar disa mjete të tjera të lidhura me ngjarjen.

Gomonia e gjetur brenda kamionit dyshohet se është përdorur ose do të përdorej për ngjarje kriminale. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e policisë së Vlorës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version