Një person është gjetur i djegur në një pallat të sapondërtuar. Në një njoftim zyrtar, Policia e Durrësit bën me dije se personi në fjalë është gjetur rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës. Sipas policisë, ai i ka vënë flakën vetes. Ende nuk është identifikuar personi në fjalë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

