Një shtetas 70-vjeçar me inicialet A.H është gjetur i pajetë në qytetin e Vlorës.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në vendin ku punonte si roje.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version