Një shtetas francez, i identifikuar me inicialet C.F. është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në një bujtinë në fshatin Gjerbës në Skrapar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 49-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga pronari i bujtinës. E se ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka njoftuar Policinë e Shtetit. Nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.
“Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

