Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në rrugë në lagjen nr.7 në Durrës.

Sipas bluve, ai u gjet në trotuar pa shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:30, në lagjen nr. 7, Durrës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version