Një trup i pajetë është gjetur rreth orëve të mëngjesit të së shtunës tek ai që njihet si kanali i motorit në qytetin e Vlorës.

Viktima është një person që nuk është identifikuar ende. Ai është gjetur në brendësi të kanalit të ujrave të zeza i cili derdhet në det.

Kanë qënë kalimtarët që e kanë raportuar ngjarjen në polici.

Korespondenti i “Panorama”, bën me dije se trupi i pajetë dyshohet të jetë i një personi të dyshuar endacak, rreth moshës 60 vjeç. Trupi është dërguar në morg ku do i nënshtrohet ekspertizës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version