Gjithsej 44 personave iu ka refuzuar kërkesa për azilkërkues në Gjermani dhe janë ekstraduar në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Midis tyre ishin tetë persona me precedent kriminal, të cilët u dëbuan menjëherë nga Ministria e Punëve të Brendshme Bavareze të martën në Mynih.
Nga 44 vetë, 43 erdhën nga Bavaria, një tjetër azilkërkues i refuzuar u deportua nga North Rhine-Ëestphalia.
“Kujtdo që i refuzohet kërkesa për azil në Bavari duhet të kthehet menjëherë në vendin e tij të lindjes”,-tha ministri i brendshëm Joachim Herrmann.
Ai përsëriti thirrjen e tij për të klasifikuar më shumë vende si vende të sigurta të origjinës”Nevojiten veprime urgjente këtu, veçanërisht në Algjeri, Marok dhe Tunizi,”-tha Herrmann.sosnews.al
