Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike nga kontrolli i ushtruar nga Policisia Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës,në banesën e M.M, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike  Cannabis Sativa.

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

M.M, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj u arrestua nga policia dhe materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version