Konflikti mes dy të rinjve në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas policisë gjimnazisti me inicialet A.D. ka goditur me  thikë bashkëmoshatarin e tij I.F, i cili ka marrë plagë në kraharor por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe kanë shoqëruar autorin në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës për të zbardhur arsyen e plotë të konfliktit.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version