Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj konfirmoi përkthimin e dosjes Habilaj të mbërritur nga autoritetet Italiane.Gjonaj tha se dosja voluminoze kishte mbërritur në ministri para 10 ditësh.
“Sot, dosja e përkthyer do t’i niset Prokurorisë”
Organi akuzës kërkoi përkthimin e dosjes për të mbështetur provat për Nazer Seitin i konsideruar nga italianët si financieri i grupit të trafikut.Tashmë 1800 faqet e përkthyera do ti bashkangjiten dhe hetimit për Tahirin i cili sipas krimeve të rënda është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.sosnews.al
