Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për Durim Keçin, i cili u arrestua pak ditë më parë për trafik droge.
Seanca gjyqësore ndaj të “fortit” të Shijakut,është mbajtur sot nën masa të rrepta sigurie.
Durim Keçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, nën akuzën e trafikut të drogës, ‘Pjesëmarrje në organizata kriminale’ si dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni’.
Ndërkohë, avokati i tij Ilia Ilia pohoi se dokumentet që disponon prokurori nuk ka vulë të autoriteteve italiane dhe kërkon që të rrëzohet kërkesa por prokuroria ka kërkuar në sallë që arrestimi i tij të quhet i ligjshëm duke kërkuar masë sigurie “arrest me burg”, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Në një artikull investigativ të revistës italiane “Lespresso” publikuar në janar të 2006, i sapo arestuari shqiptar Durim Keçi deri më vitin 2005 rezultonte në listën e bosave mafiozë më të rrezikshëm në Itali, ndaj të cilëve ushtrohej regjimi i burgimit special i quajtur “41 bis.” sosnews.al
