Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për Orest Sota.Biznesmeni u arrestua nga policia e Elbasanit pasi iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit Tahiri dhe bashkëshortes së tij.
Prokuroria ka ngritur dyshimin se paratë e gjetura në makinën e Sotës mund të jenë të ish-ministrit Tahiri të siguruara në rrugë të paligjshme.
Sipas avokatit mbrojtës të Sotës paratë do të shërbenin për blerjen e një sasie shumë të madhe hekuri dhe origjina e këtyre parave ishte nga shitja e aksioneve të një banke ku babai i Orest Sotës, biznesmeni Lefter Sota, ishte aksioner.
Gjatë seancës së sotme është bërë publike dhe një përgjim i policisë ku Orest Sota i kërkon llogari shoferit të tij Leonard Almeta, se ç’donin patentat e Tahirit në makinën e tij. Sipas përgjigjes së Almetës,patentat janë harruar nga Gent Caka, shoferi i Tahirit. Gjithashtu në seancë është mësuar se ka patur edhe një përgjim të dytë ku Caka merr përsipër përgjegjësinë për harrimin e patentave të shefit të tij në makinën e Sotës.//sosnews.al
