Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që të rrëzojnë kërkesën e avokatëve për të thirrur dëshmitar në seancë ndaj Shullazit,drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve Ardian Çipa.
Ardian Çipës i kërkohej nga pala mbrojtëse të jepte shpjegime për statusin e dëshmitarit të mbrojtur që i është dhene Besnik Musait.Sipas avokatëve,Musai nuk është as familjar i biznesmenit, dëshmitarit kryesor në këtë proces kundër Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Blerim Shullazit, Endrit Qyqja, Endrit Zela,ndaj për këtë arsye nuk ka pse të jetë person i mbrojtur nga drejtësia.
Gjatë seancës së sotme u dëgjua një audio dhënë nga Ylvi Beqja, ku deklaronte se i kishte dhuruar me vullnet të lirë 700 metra katrore nga ish-hotel Vollga Emiljano Shullazit, të cilin pohonte se e kishte mik.//sosnews.al

