Gjykata ka pranuar kërkësën e prokurorisë për ekstradimin drejt Italisë të Nazer Seitit, i cili dyshohet të jetë “financieri” i Habilajve.
Nazer Seitit dyshohet të jetë një nga personat kyç të grupit “Habilaj”, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Nazer Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës disa javë më parë gjatë një operacioni antidrogë të policisë, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis.
Sipas përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, 40 – vjeçari nga Vlora,kishte lidhje të forta me Moisi dhe Florian Habilaj.Gjatë përgjimeve dëgjohen kur ata diskutojnë mbi shumat e parave që kanë fituar nga trafiku i kanabisit dhe mbërritja e ngarkesave të reja në brigjet Italiane.//sosnews.al
