Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e arrestit me burg për Nazer Seiti, njëri nga 8 njerëzit e konsideruar nga prokuroria e Katanias në Itali, si anëtar i bandës së drejtuar nga Moisi Habilaj dhe i arrestuar në Shqipëri.
Mësohet se seanca u ndërpre per disa minuta, pasi avokati kërkoi kohë për t’u njohur me provat, por gjykata u mjaftua me dosjen e prokurorisë.
Sipas prokurorisë Seiti është përgjuar disa herë,por prova më e fortë për ta lënë atë pas hekurave ishte një bisedë me Moisi Habilajn për të liruar nga burgu një mikun e tij me nofkën “Maloku” dhe përmendnin një shifër prej 200 mijë eurosh.
Këto lekë sipas prokurorit, do përdoreshin për lirimin e mikut të tyre me nofkën “Maloku” të kapur në kuadër në operacionin policor “Odesa” në vitin 2012.
Por sipas 40-vjeçarit Seiti ,pretendohet se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie.Me Artan, Moisi dhe Florian Habilaj kam lidhje krushqie. Bashkëshortja ime i ka kushërinj. Moisiu më vizitoi kur kreva një ndërhyrje në Itali. Vëllezërit i kam takuar kur jam kthyer në Shqipëri. Me Moisiun dhe Florianin takohem rrallë, ndërsa me Artanin me shpesh.
Ai ka rrëfyer se prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali. Gjithashtu shtoi se vinte shpesh në Shqipëri për të vizituar prindërit në fshatin Gjorm. Për këtë shkak u gjend në Vlorë, ku dhe u arrestua për llogari të prokurorisë së Katanias.//sosnews.al
