Një tjetër dëshmitar në procesin kundër Emiljano Shullazit është marrë në mbrojtje nga policia. Besnik Musai ish shofer i biznesmenit Ylvi Beqja erdhi me efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë në sallën e gjyqit ku dëshmoi kundër Grupit kriminal të akuzuar për një sërë ngjarjesh nga prokuroria e krimeve të rënda.

Musai tha para gjykatës se vetëm para dy ditësh në familjen e tij e cila banon në Durrës dy persona kishin kërcënuar të ëmën duke i thën se nëse paraqitej në gjyq kundër Shullazit do të kishte pasoja.

Dëshmitari 27 vjecar foli dhe për kontratën e dhurimit të bërë nga Ylvi Beqja për Emiljano Shullazin. Ai tha para gjykatës se në kohën kur dicka e tillë është bërë,dy palët pasi kanë debatuar Shullazi i vuri pistoletën në bark Ylvi Beqajt. Sipas deshmitarit te mbrojtur pas kesaj nate problemet per Ylvi Beqjan nisën të shtoheshin.

Në dy raste ai kishte qenë present kur biznesmeni kishte dërguar Gilmando Danit një shumë prej 80 mijë eurosh dhe disa dite më pas një tjetër prej 70 mijë euro. Pas kercenimeve të shumta Beqja sipas tij ishte detyruar të ikte jashtë shtetit ndërsa komunikonte me numra turk dhe arabe.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version