Togat e zeza janë tërhequr për të marrë një vendim lidhur me vulën e Partisë Demokratike, por në sallë po pritet gjithçka me ankth. Në sallë nuk janë vetëm palët e prekura, por nga karriget e tyre nuk lëvizin asnjë centimetër as përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

Përfaqësuesit e PD
Edhe në kohën e pushimit, ata gjithashtu dolën jashtë sallës, ndërsa u kujdesën që të mos kapeshin në asnjë moment duke komunikuar me asnjë palë, edhe pse ishin në të njëjtin oborr. Mesa duket ata nuk dalin nga salla e Gjykatës së Apelit deri sa të jetë një vendim për vulën e PD-së.

