Një grua ka ndërruar jetë në Fier pasi është goditur nga dashi i kopesë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se gruaja ka qenë duke kullotur tufën e dhenve, në momentin që ka ndodhur incidenti i pazakontë.

Gjithashtu mësohet se dashi e ka ndjekur duke e rrëzuar dhe më pas e ka goditur në kokë.

Njoftimi i policisë:

FIER-Sipas informacioneve zyrtare, në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash).

Mësohet se gruaja ka qenë duke kullotur tufën e dhenve, kur ka ndodhur dhe incidenti i pazakontë fatal që i ka marrë jetën. Dashi e ka ndjekur duke e rrëzuar dhe më pas e ka goditur në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version