Dy të rinj janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale nga policia.

31 vjeçari me iniciale Xh. K., ka goditur me thikë ish-bashkëshorten, dhe i ka vjedhur celularin si edhe një shumë parash. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (18 janar) dhe blutë e Vlorë po punojnë për kapjen e tij.

Gjithashtu një tjetër i ri po kërkohet nga policia e Sarandës. 33 vjeçari E. A., dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në subjektin në të cilin ishte i punësuar.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në subjektin në të cilin ishte i punësuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version