Roma dhe Argjentina kanë marrë një goditje të rëndë pasi është mësuar sot shkalla e dëmtimit të Paulo Dibala. Futbollisti u dëmtua në ndeshjen e fundjavës ndaj Leçes dhe tashmë testet mjekësore bëjnë të qartë se dëmtimi i tij është mjaft serioz dhe rrezikon që ai të mbyllë vitin praktikisht si me skuadrën italiane, ashtu edhe kombëtaren duke rrezikuar Botërorin.
Mediat italiane raportojnë se ky dëmtim do të lërë futbollistin jashtë për të paktën 4 javë. Por fillimisht do të rivlerësohet gjendja e tij pas një apo dy javësh e më pas do të vendoset se cila rrugë të ndiqet për riaftësimin e plotë.
Në klubin e Romës i llogarisin ndeshjet që u mbeten deri në pauzën për kombëtaret për Botërorin pa praninë e Dibala në fushën e lojës, në sfidat e mëposhtme:
Betis-Roma
17/10 Sampdoria-Roma
23/10 Roma-Napoli
27/10 HJK Helsinki-Roma
31/10 Verona-Roma
03/11 Roma-Ludogorets
06/11 Roma-Lacio
09/11 Sasuolo-Roma
13/11 Roma-Torino
Ndërkohë, kjo mungesë e gjatë praktikisht vështirëson grumbullimin e tij me Argjentinën, e cila luan ndeshjen e parë të saj në Botëror me 22 nëntor ndaj Arabisë Saudite. Shpresat e argjentinasve janë që nëse grumbullohet, Dibala të ketë një rol vetëm në ndeshjet pasardhëse ndaj Meksikës më 28 nëntor apo Polonisë më 30 nëntor.
Marre nga Panorama

