Policia Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane,pas ndjekjes disa orëshe ka arritur të sekuestrojë një gomone me 2 motorë të fuqishëm nga 300 kuaj fuqi.

Ndjekja ka nisur në ujrat territoriale shqiptare, dhe falë bashkëpunimit në kohë reale me Policine Italiane mjeti u gjurmua nga Guardia di Finanza e Barit me një avion dhe një helikopter, si dhe helikopteri i FRONTEX.

Skafistët duke e patur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë 3 skafistët janë kthyer sërish drejt Shqipërisë.

Pasi kane përfituar nga deti i trazuar trafikantet kanë hedhur lëndën narkotike ne det dhe me shpejtesi kane dale ne breg në një zonë të vështirë dhe janë larguar.

Forcat policore që ishin në ndjekje po vijojnë krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Vijojnë operacionet e kërkimit të lëndës narkotike të hedhur në det nga trafikantët.

Në këtë operacion janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit, Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanzas.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version