Katër autorët e grabitjes së Fierit, ku mbeti i vrarë 20 vjeçari Xhuljano Sollaku, janë pjesë e një bande ku anëtarë dyshohet se janë edhe disa persona të tjerë nga zona të ndryshme të vendit.
Përveç vëllezërve Arben dhe Ardi Muça të njohur nga policia për tendencën e grabitjeve me dhunë dhe 20 vjeçarit nga Elbasani, policia dyshon se në grabitjen e dështuar kanë marrë pjesë edhe dy persona nga Fieri.Sosnews.al ka mësuar nga grupi hetimit se në vendngjarje është gjetur një çantë me pajisje speciale për hapjen e dyerve të blinduara si dhe një radio e ngjashme me ato të policisë.
Policia ka dyshime se ky grup ka kryer edhe disa grabitje të tjera në qytete të ndryshme të vendit gjatë muajve të fundit ku edhe numri i sulmeve ndaj bizneseve apo banesave ka njohur rritje.Por kjo nuk është e vetmja përplasje e armatosur që policia bëri kohët e fundit me një bandë grabitesish.
Rreth dy javë më parë në Fushë-Prezë pranë urës së Gjoles, uniformat blu u përballën me disa persona të cilët dyshohet se janë anëtarët e njohur si “ banda e kasafortave ”, përgjegjës për disa grabitje marketesh, pikash exchange dhe biznese në Fushë-Krujë, Rrëshen dhe Lezhë.
Policia po zbatonte një plan masash për të kapur këtë bandë por pasi u pikasën nga agjentët civilë , ata arritën të largohen me shpejtësi.
Ky grup cilësohet tepër i rrezikshëm dhe dyshohet se është përgjegjës edhe për tentativën e grabitjes së kasafortës së një banke të nivelit të dytë në autotradën Tiranë-Durrës.Të gjitha grabitjet ky grup i ka realizuar gjatë orëve të para të mëngjesit.
Banda dyshohet se përbëhet nga 5 ose 6 persona dhe lëvizin me dy automjete një mercedes B-class dhe një makinë tjetër shoqëruese./sosnews.al
