Një vjedhje me armë është shënuar gjatë mbrëmjes së të ejntes në një pikë karburanti në Maminas.
Një person i armatosur me pistoletë i është afruar punonjësit të karburantit dhe i ka kërkuar paratë.
Refuzimi fillestar për të hapur kasafortën nga punonjësi N.F 56 vjeç, është shoqëruar me një të shtënë në ajër paralajmëruese të autorit.
Pas marrjes së parave autori i grabitjes që mbante një kapele është larguar qetësisht.
Policia ka sekuestruar në vendgjarje një gëzhojë pistolete kalibër 7.62 mm dhe pamjet filmike të karburantit.
Hetimet e deritanishme nuk kanë arritur të identifikoojnë autorin./sosnews

