Dega e Postës brenda ambienteve të Hipotekës në Tiranë është grabitur në mes të ditës.
Mësohet se një person ka hyrë i armatosur dhe i maskuar në ambientet e postës duke marrë lekët e një prej sporteleve të saj.

Sipas policisë filiali i Postës së Shqipërisë ndodhej brenda ambienteve të Hipotekës dhe e gjithë skena është e xhiruar nga kamerat e sigurisë por autori ka arritur të largohet.
Nuk dihet ende shuma e marrë nga grabitësi por policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë kryeqytetin.//sosnews.al
