As institucionet e artit e kultures nuk i shpetojne dot vjedhjeve.Teatri Skampa në Elbasan ra pre  gjate nates duke u gdhire dita e djele.

Mësohet se persona të paidentifikuar thyen derën e pasme të teatrit dhe grabitën një shumë të konsiderueshme parash që gjendej në kasafortë.

Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje shuma egrabitur kap vlerën e 4 mijë eurove të gjitha të ardhura nga shfaqja e fundit Babai e cila ka një javë që luhet në këtë teatër.

Dyshimet e hetuesve bëjnë fjalë për një grabitje të planifikuar ndërsa në zonë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa biznesve për identifikimin e autorëve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version