Grabitje me armë zjarri në Divjakë.
Pasditen e sotme, një person ka hyrë në një pikë këmbimi valutor që ndodhet në qendër të qytetit dhe ka marrë gjithë paratë e xhiros ditore. Sipas të dhënat e deritanishme, grabitësi ka qenë i maskuar dhe me kallashnikov, e ka mbërritur në vendin e ngjarjes më motor dhe në momentin që ka hyrë brenda në biznes ka kërcënuar punonjësin për t’i hapur derën.

“Hap derën se do të vras,”-i ka thënë grabitësi. Në momentin që ka hyrë brenda ka marrë gjithë paratë, por ende nuk ka një total. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, por në fillim nuk është raportuar nga Policia.
Lajmin e dha deputeti i PD-së, Saimir Korreshi permes nje statusi ne rrjetet e tij sociale.
Policia e Shtetit ka dhënë informacione në lidhje me grabitjen e ndodhur në Divjakë, duke konfirmuar denoncimin e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi. Në njoftimin zyrtar thuhet se nuk bëhet fjalë për tre, por vetëm një person ka marrë paratë dhe është larguar me shpejtësi. Aktualisht po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.